Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë dy persona, të cilët ishin të dënuar për vjedhje të rëndë, lëndim të lehtë trupor dhe tentim vrasje.
Policia ka bërë të ditur se ka arritur të lokalizojë dy të kërkuarit me urdhërarrest gjyqësor.
Këta janë dy të arrestuarit:
- L.K, mashkull 30 vjeç, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor” me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.
- L.M mashkull, 27 vjeçar , i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” me 3 (tre) vite burgim (përfshirë edhe periudhën e arrestit shtëpiak 6 muaj).
Pas arrestimit të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimeve sipas vendimeve gjyqësore.










