Aksioni i madh policor në Malishevë, ndalohen 18 komisionerë

18 nga mbi 50 individë të shoqëruar në stacionin policor të Gjakovës të mërkurën, janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, raporton Paparaci.

Të shoqëruarit në stacion janë komisionerë të cilët kanë mbajtur funksione në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Paparaci merr vesh nga burimet se 50 individët e shoqëruar në stacionin policor janë intervistuar lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Deri në këtë moment, 18 prej të shoqëruarve në stacion janë ndaluar.

Një operacion i madh policor kundër falsifikimit të rezultateve zgjedhore ka nisur mëngjesin e të mërkurës në Malishevë.

Aksionin e ka udhëhequr Prokuroria Themelore në Gjakovë. /Paparaci.com