Ish-lojtari i të dyja skuadrave, Matthias Sammer, ka folur për “Gazzetta dello Sport” rreth sfidës mes Borussia Dortmundit dhe Interit në “Westfalenstadion”, duke theksuar se të dyja ekipet kanë luajtur tri finale pa i fituar: “Të luash finale Champions-i është arritje e madhe. Kjo tregon forcën e Interit dhe Borussia Dortmundit në futbollin europian. Sonte mund të kualifikohen në 1/8 finale; është thelbësore ta kesh gjithçka në duart e tua. E dimë të gjithë çfarë është në lojë dhe kjo e bën ndeshjen kaq emocionuese”.
Fituesi i “Topit të Artë” vlerëson Interin e Cristian Chivu, ku si në kampionat, ashtu edhe në Champions dallohet me skemën 3-5-2: “Trajneri i ri po i zhvillon këto parime në mënyrë të shkëlqyer. Po bën një punë shumë të mirë, ky është komplimenti më i madh”.
Sammer do të jetë në stadium: “Do t’ua uroja të dyjave tri pikët. Nuk ka favorit, është përballje e barabartë. Pres një ndeshje të bukur, intensive dhe shpresoj, më falni tifozë italianë, që Borussia të dalë fituese”.
The post Interi në Dortmund, ish-i i dyfishtë Sammer: Kjo ndeshje s’ka favorit, por shpresoj të fitojë Borussia appeared first on Telesport.









