“Sot do të luajmë kundër një skuadre shumë të fortë, e cila ka arritur në finalen e Champions League dy herë në tre vitet e fundit. Duhet të mbrohemi mirë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet. Ky stadium është magjik, nxjerr forcë dhe energji: duhet ta shfrytëzojmë“, tha trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac.
Trajneri kroat foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve që do të luhet sot kundër Inter. “Inter është lloji i kundërshtarëve ndaj të cilëve duhet të kesh kujdes të mos pranosh gol, pasi nuk do të kemi shumë shanse për të shënuar. Kemi tifozët në anën tonë, e di që do të jenë aty për ne dhe do të na ndihmojnë“, vazhdoi ai.
“Ky grup ka punuar së bashku për vite me radhë, të gjithë e njohin njëri-tjetrin shumë mirë. Në të kaluarën, ata ishin një skuadër dominuese, tani shoh shpejtësi të madhe në tranzicion dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për stilin e tyre të lojës. Interi është një skuadër shumë dinamike dhe moderne, gjë që nuk është ajo që thuhet ndonjëherë për ekipet italiane“, përfundoi Kovac.
The post Kovac mesazh Inter: Stadiumi ynë është magjik, “muri i verdhë” do të na ndihmojë të fitojmë appeared first on Telesport.









