Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka fajësuar shokët e ekipit të Erling Haaland për mungesën e papritur të golave të sulmuesit. Gjithsesi, ai është i bindur se ylli norvegjez do të vazhdojë të shënojë për pjesën tjetër të jetës së tij.
Haaland ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshjet e tij të fundit, një penallti. Përpara kësaj, ai kishte shënuar 38 gola në 28 ndeshje në të gjitha garat, në atë që ai e përshkroi si formën më të mirë të karrierës së tij.
Kur u pyet se çfarë fshihej pas vështirësive të fundit të Haaland para portës, Guardiola u përgjigj se ishte “ekipi”. City mund të ketë nevojë që Haaland të rifitojë qetësinë e tij të fillimit të sezonit në ndeshjen në shtëpi kundër turqve.
“Nëse Haaland nuk mbështetet sa duhet ai e ka të vështirë të shënojë i vetëm. Një për të gjithë dhe të gjithë për një, kjo është motoja”, u shpreh trajneri spanjoll.
“Këtu e meritojmë të jemi“, tha Guardiola, i cili do të jetë pa disa lojtarë kyç për ndeshjen. Rodri është i pezulluar, mbrojtësit qendrorë Ruben Dias, Josko Gvardiol dhe John Stones janë të lënduar dhe afrimet e janarit Antoine Semenyo dhe Marc Guehi nuk mund të luajnë në këtë fazë të garës.
The post “Një për të gjithë dhe të gjithë për një, Haaland ka nevojë për mbështetjen e skuadrës që të shënojë” appeared first on Telesport.









