Qendra e mbrojtjes ka shafqur jo pak probleme te Real Madrid këtë sezon, ndaj klubi madrilen do të ndërhyjë për të përforcuar këtë repart gjatë verës së ardhshme. Deri tani janë përmendur shumë emra “big” si Upamecano, Konate, Schlotterbeck etj, por së fundmi një emër i ri ka dalë në skenë.
Mediet spanjolle zbulojnë se Real Madrid është futur në garë për transferimin e mundshëm të qendërmbrojtësit brazilian të Betis, Natan, i cili falë paraqitjeve të qendrueshme ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha si Man. United, Arsenal, Chelsea dhe së fundmi atë të Real Madridit.
Kontrata e 24-vjeçarit me Betis skadon në vitin 2030, por klubi andaluzian është gati të heq dorë prej tij për shifrën 40-50 milionë euro. Por, në rast të një marrëveshjeje me Real Madridin, në të mund të përfshihet edhe Dani ceballos, një lojtar që plëqhet shumë nga trajneri Manuel Pellegrini.
The post Një emër i ri del në skenë për qendrën e mbrojtjes, Real Madrid hidhet në “sulm” për yllin brazilian të rivalëve appeared first on Telesport.










