Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin e Botërorit 2026 në SHBA

Thirrjet për bojkotimin e Kupës së Botës 2026 në SHBA po shtohen, teksa përkeqësohen marrëdhëniet mes presidentit Donald Trump dhe disa vendeve europiane. Me afrimin e turneut, debati ka kaluar nga sportiv në politik, i nxitur nga kritikat ndaj politikave të brendshme dhe të jashtme të SHBA-së.

Një nga zërat më të spikatur ishte ai i ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, i cili u bëri thirrje tifozëve përmes rrjeteve sociale “të qëndrojnë larg SHBA dhe Botërorit”. Në Gjermani, Oke Göttlich, president i St. Pauli dhe zv.president i Federatës Gjermane të Futbollit, kërkoi “të merret seriozisht në konsideratë dhe të diskutohet bojkoti i Botërorit”, duke e krahasuar situatën me bojkotin e Lojërave Olimpike të Moskës 1980 dhe theksuar se kërcënimi aktual politik është “edhe më i madh”.

SHBA do ta bashkëorganizojë Botërorin me Kanadanë dhe Meksikën nga qershori për rreth pesë javë. Kritikat janë shtuar edhe për shkak të politikave të Trump, përfshirë interesin për Groenlandën. FIFA ka zgjedhur të heshtë, ndërsa kundërshtime janë shfaqur edhe në Britani, ku Mark Pieth deklaroi se tifozët duhet ta bojkotojnë turneun si reagim ndaj “autoritarizmit në rritje” në vendin pritës.

 

The post Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin e Botërorit 2026 në SHBA appeared first on Telesport.