Rinovim deri më 2031, hera e tretë brenda dy vitesh e gjysmë që i përmirësohet paga Fermín

Barcelona dhe Fermín kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së futbollistit deri në vitin 2031. Palët kishin nisur negociatat disa javë më parë dhe marrëveshja u mbyll shpejt, me lojtarin që zgjat kontratën edhe me dy vite të tjera. Klubi ka përmirësuar ndjeshëm kushtet ekonomike të mesfushorit, si shpërblim për paraqitjet e shkëlqyera këtë sezon dhe për të shmangur një largim të mundshëm, në rast interesimi nga ekipe të tjera.

Duhet kujtuar se Chelsea kishte tentuar ta transferonte Fermín në merkaton e kaluar verore, duke paraqitur ofertë jozyrtare prej 40 milionë eurosh, por Deco nuk e mori në konsideratë, duke e vlerësuar të pamjaftueshme. Klauzola e largimit mbetet e pandryshuar, në vlerën 500 milionë euro.

Kjo është hera e tretë brenda dy viteve e gjysmë që Barcelona përmirëson kontratën e Fermín, i cili është kthyer në një pjesë kyçe të ekipit të Flick dhe është gjithashtu ndërkombëtar me përfaqësuesen spanjolle. Kontrata e re pritet të firmoset gjatë kësaj jave.

The post Rinovim deri më 2031, hera e tretë brenda dy vitesh e gjysmë që i përmirësohet paga Fermín appeared first on Telesport.