Në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League kundër Chelsea, trajneri i Napolit, Antonio Conte, zhvilloi konferencën për shtyp. Ai theksoi rëndësinë e optimizmit dhe përgatitjes ndaj situatave të vështira: “Kur noton kundër erës, përballesh me valë të larta. Grupi im është gati për të ecur përpara. Nuk mund ta fajësojmë veten, po japim gjithçka”.
Conte foli për Chelsea: “Është kampion i botës për klube, e njoh shumë mirë, investon dhe ka ambicie të mëdha. Do të luajmë gjithçka duke pasur një aleat të fuqishëm, ‘Maradona’. Pra, tifozët do të jenë vendimtarë. Do të jetë e bukur ta shohim një valë blu që na shtyn përpara”.
Për deklaratën e Spallettit, që e quajti Napolin “ish-kampion”, Conte reagoi: “Nuk është e drejtë, duhet respekt. Ne ende kemi titullin në fanellë. Spalletti është trajner i mirë, por duhet të kujdeset me fjalët. Ne kemi bërë shumë dhe kërkojmë respekt”.
The post Conte: Spalletti të tregojë respekt ndaj kampionëve, aleati ynë do të jetë… “Maradona” appeared first on Telesport.










