Trajneri i Liverpool, Arne Slot, kërkon mbështetjen e të gjithë lojtarëve për të kaluar këtë moment të vështirë. skuadra kampione në Premier League përgatitet për ndeshjen e fundit në grup të Champions League, sfidë që vjen pas humbjes 3-2 ndaj Bournemouth.
“Kam nevojë për të gjithë lojtarët e mi, pasi luajmë çdo tri ditë dhe më duhet t’i menaxhoj të gjithë”, tha Slot, që foli edhe për të ardhmen e Andy Robertson, që mund të largohet nga “reds” për të shkuar te Tottenham.
“Gjithmonë e dija se 90 minuta të tjera për Milos Kerkez kundër një skuadre intensive si Bournemouth nuk ishin një mundësi. Kështu që aktivizova Robertson, pasi më duhet të menaxhoj lojtarët. Gjëja e fundit që na duhet është një dëmtim tjetër“, tha Slot.
Kapiteni Virgil van Dijk, në lidhje me Robertson, shtoi: “Flas me të çdo ditë, ai është zëvendëskapiteni im. Robbo është një anëtar shumë i rëndësishëm i ekipit tonë dhe dua që ai të qëndrojë. Çfarëdo që të ndodhë. Do ta shohim.”
The post Slot: Kam nevojë për të gjithë lojtarët, gjëja e vetme që dua të evitoj janë dëmtimet appeared first on Telesport.










