Pse Ter Stegen debutoi me numrin 22 te Girona, edhe pse nuk është numër portieri?

Marc ter Stegen ishte protagonisti kryesor të hënën në mbrëmje në Girona. Debutimi i tij ndaj Getafe, i shoqëruar me pritjen vendimtare në minutën e 96-të, që i shpëtoi një pikë skuadrës së Míchel, solli edhe një kuriozitet për shkak të numrit të pazakontë që mbante në fanellë.

Sipas rregullores së Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit për La Liga dhe Segunda División, portierët me kontratë të ekipit të parë duhet të mbajnë numrat “1”, “13” ose “25”, të rezervuar posaçërisht për këtë rol brenda numeracionit 1–25 për gjithë sezonin.

Përjashtimi erdhi për shkak të situatës së veçantë te Girona, që aktualisht ka 4 portierë me kontratë të ekipit të parë. Dominik Livaković mban “1”, Paulo Gazzaniga “13” dhe Vladyslav Krapyvtsov “25”. Për pasojë, Ter Stegen duhej të përdorte një numër tjetër.

Situata u ndërlikua edhe më shumë sepse të 25 fanellat ishin të zëna. Largimi i Jhon Solís te Birmingham liroi numrin “22”, i vetmi i disponueshëm në momentin e afrimit të Ter Stegen. Si La Liga, ashtu edhe RFEF e miratuan këtë zgjidhje për një portier. Ndryshe do të kishte qenë nëse i vetmi numër i lirë do të ishte nga “2” deri te “11”, zakonisht për lojtarë fushe.

The post Pse Ter Stegen debutoi me numrin 22 te Girona, edhe pse nuk është numër portieri? appeared first on Telesport.