“Humbëm një ndeshje por jo shpresën për titull, jemi ende të parët në Premier League”

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, u ka bërë thirrje shokëve të tij të ekipit të qëndrojnë të bashkuar dhe të rikuperojnë nga humbja zhgënjyese e së dielës në shtëpi ndaj Manchester United, për të mbajtur në rrugën e duhur përpjekjet e tyre për titullin e Premier League.

“Topçinjtë” janë katër pikë përpara rivalëve në krye të renditjes, por u dhanë shpresë ndjekësve pas humbjes së fundit. Ky rezultat çoi në pyetje rreth shanseve të Arsenal për të fituar titullin, pasi janë renditur në vendin e dytë në tre sezonet e fundit. Odegaard tha se ka ende shumë rrugë për të bërë në garën për kurorën.

Padyshim që ka gjëra që duhet t’i kishim bërë më mirë në fushë, por është koha të jemi së bashku tani. Nuk do të ishte kurrë e lehtë. Është e vështirë në këtë ligë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Ne jemi ende në krye të ligës dhe të vazhdojmë të shtyjmë njëri-tjetrin dhe të jemi së bashku tani”, tha Odegaard.

Gjëja e rëndësishme është të qëndrojmë bashkë në këtë moment dhe të përqendrohemi në çdo ndeshje. Gjëja e mirë është se kemi një shans të ri vetëm në tre ditë”, shtoi mesfushori, që kujton të shkuarën.

Padyshim, tre sezonet që përfunduam të dytët është një detaj, por mund të jetë edhe një faktor i mirë, të jep më shumë energji, më shumë uri dhe më shumë vendosmëri për ta bërë”, tha kapiteni i Arsenal.

Më tej, Odegaard shtoi: “E kemi përjetuar këtë në të gjitha ato sezone, është një periudhë e gjatë dhe shumë gjëra po ndodhin. Ndaj, duhet të jemi të bashku tani, të presim ndeshjen tjetër dhe rikuperojmë”.

“Jemi ende në krye të ligës, jemi ende në një pozicion të mirë. Është një rrugë e gjatë për të bërë kampionë. Jemi shumë të zhgënjyer me atë humbje, duhet ta kishim fituar këtë ndeshje. Por do të ketë ulje-ngritje. Tani është mënyra se si do ta përballojmë këtë”, tha Odegaard.

The post “Humbëm një ndeshje por jo shpresën për titull, jemi ende të parët në Premier League” appeared first on Telesport.