Policia me detaje se çka u konfiskua gjatë aksionit të djeshëm në “Ekoregjioni”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që u zhvillua të hënën në Ndërmarrjen publike regjionale e pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren, ku u arrestuan dy persona.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se janë kryer bastisje në banesat e tre të dyshuarve, në ndërmarrje dhe në një biznes privat.

Policia bën të ditur e në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë të gjatë me një karikator dhe 20 fishekë, dy laptopë, para dhe dëshmi të tjera.

Rasti u iniciua si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“Prizren-2023/2024. Njësitë policore, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në një ndërmarrje publike dhe në një biznes privat. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy llop-top, para si dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.