Tregu i transferimeve të Juventus nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të menjëhershëm në lidhje me të ardhmen e Filip Kostic. Bardhezinjtë kanë refuzuar kërkesat nga disa klube të huaja, duke e mbajtur anësorin serb në skuadrën e tyre.
Kjo gjë do të ndodhë të paktën deri në fund të sezonit dhe duket e pamundur që ai të lërë Torinon në janar. Pavarësisht qëndrimit të tij në skuadër edhe për muajt e ardhshëm, fati i lojtarit 33-vjeçar tani duket i vulosur.
Palët nuk do të ecin përpara me një rinovim kontrate dhe Kostic është gati të largohet nga Continassa në qershor si lojtar i lirë, duke i dhënë fund karrierës së tij në Serie A për të filluar një kapitull të ri me një transferim të lirë.
The post Juventus e mban lojtarin “peng” deri në fund të sezonit, më pas do të largohet si transferim i lirë appeared first on Telesport.










