Adriano ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një mashtrim veçanërisht të rëndë, që ka goditur nënën e tij në Rio de Janeiro. Duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale për të klonuar identitetin e ish-futbollistit, një mashtrues arriti ta bindte gruan të transferonte mbi 15 mijë realë (rreth 2.400 euro) në një llogari bankare mashtruese.
Ngjarja nxjerr në pah evolucionin shqetësues të teknikave “deepfake”, tashmë të afta të manipulojnë lidhjet më të forta emocionale për qëllime kriminale. Reagimi i Adrianos ishte i menjëhershëm. Përmes një videoje që u bë “virale”, ish-sulmuesi i Interit sqaroi se nuk e ka ndryshuar kurrë numrin e telefonit dhe i dha mashtruesit një ultimatum të ashpër 24-orësh.
“Me familjen nuk bëhet shaka, ktheji paratë ose do të vij të të kërkoj”, – deklaroi “Perandori”, duke paralajmëruar ndjekësit e tij të tregojnë kujdes maksimal ndaj kërkesave të dyshimta, veçanërisht atyre që përdorin zëra të falsifikuar.
The post Adriano, ia grabisin nënën përmes inteligjencës artificiale. Zemërimi i “Perandorit”: Do t’ju kërkoj kudo… appeared first on Telesport.










