Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake.
Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.










