Blerja më e fundit e Manchester City, mbrojtësi Marc Guehi, ka folur për mediat pas debutimit të tij me “citizens”. Ai ishte protagonist në fitoren 2-0 ndaj Wolves, duke luajtur 90 minuita edhe pse ka mbërritur vetëm pak ditë më parë.
“Më pëlqeu shumë debutimi. Po luaj në një skuadër me kaq shumë lojtarë të nivelit të lartë. Është një fillim i mirë, por ka shumë për të mësuar. Ka qenë shumë mirë që kur kam ardhur. Të gjithë më kanë bërë të ndihem shumë i mirëpritur”, tha Guehi.
I pyetur se çfarë ka ndryshuar, ai tha: “Vëmendja ndaj detajeve, kam ardhur nga një klub ku vëmendja e trajnerit ndaj detajeve ishte fantastike, por këtu është ngritur në nivel. Çdo seancë stërvitore dhe çdo rikuperim është i orientuar drejt fitores“.
Edhe Pep Guardiola e vlerësoi shumë Marc Guehi pas debutimit të tij: “Nuk është e nevojshme t’ju tregoj për Marc Guehi dhe kush është ai. Kapiteni i Crystal Palace, ekipit kombëtar anglez dhe ai di gjithçka. Kisha një ndjesi për të që nga dita e parë”.
“Me topin ai kishte qetësi të jashtëzakonshme dhe nuk jemi stërvitur ende ashtu si duhet. Ai është një djalë tek i cili mund të mbështetesh. Në dy seanca stërvitore e sheh si lëviz, si flet, çfarë ndodh përreth tij, duke lexuar situatat. Vërtet i mirë“, tha Guardiola.
The post Guehi i lumtur për debutimin me City edhe Pep e vlerëson: Mjaftuan dy seanca për ta kuptuar kush është appeared first on Telesport.










