Në fitoren e Barcelonës 3-0 ndaj Oviedo, sërish la gjurmë Raphinha. Që nga rikthimi pas dëmtimit, që e ndaloi në fillim të sezonit, braziliani ka vazhduar nga ku e la. Pesë gola dhe një asist në shtatë ndeshje kampionati, njëra prej të cilave vetëm për pak minuta në fund.
Pas ndeshjes, një gazetar e pyeti në intervistë për Dazn nëse mendonte se po luante si sezonin e kaluar, kur ishte pranë “Topit të Artë”. Raphinha u përgjigj: “Kam shënuar 8 gola në 13 ndeshje kampionati këtë sezon. A ndryshon diçka nga sezoni i kaluar? Ju jeni ata që i shikoni ndeshjet. Personalisht mendoj se po bëj të njëjtën gjë si sezonin e kaluar”.
Braziliani shtoi: “Nuk do të them kurrë se jam në maksimumin tim, sepse gjithmonë përpiqem të përmirësohem”. Për ndeshjen: “E dinim që do të ishte e vështirë. Fillimi nuk ishte i mirë për ne, por në pjesën e dytë shënuam golat, kjo është gjëja më e rëndësishme”.
The post Raphinha: Kam shënuar 8 gola, por s’do të them kurrë se jam në maksimumin tim appeared first on Telesport.










