Pas fitores ndaj Pisa, skuadra zikaltër ka pasur dy ditë për të rikuperuar energjitë para sfidës vendimtare të Champions League në Dortmund, kundër Borussia Dortmundit. Cristian Chivu vazhdon sipas bindjeve të tij, duke iu përgjigjur kritikëve për ditën e pushimit para ndeshjes me Lecce: “Dita e pushimit? Duhet guxim, ndoshta kemi fituar për këtë arsye”.
Ai beson tek Interi i tij, që ndërkohë ka krijuar një mini-arratisje në krye të renditjes: +5 pikë ndaj Milanit dhe +9 pikë ndaj Romës e Napolit kampion në fuqi. Që nga trumfi 3-1 në “Maradona” më 25 tetor, zikaltrit kanë regjistruar 12 fitore, një humbje ndaj Milanit (23 nëntor) dhe një barazim kundër Napolit.
Në Champions, 3 humbjet radhazi ndaj Atletico Madrid, Liverpool dhe Arsenal e kanë komplikuar kualifikimin direkt. Interi është i 14-ti me 12 pikë. Një barazim në Dortmund do t’i garantonte “play off”-in me kthimin në shtëpi. Në formacion rikthehet Akanji, Mkhitaryan është në balotazh, ndërsa në sulm konfirmohet “ThuLa”, me Pio Esposito si alternativë fituese.
The post Interi nis “arratisjen” në Serie A, por në Dortmund e pret udhëkryqi i Champions-it appeared first on Telesport.










