Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Ka pasur anomali të shumta që në fillim

Platforma “Liria ka emër” më 17 shkurt në ora 14:00 do të mbajë marsh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Njëra nga organizatorët, ish-deputetja Eliza Hoxha tha se që nga fillimi i procesit gjyqësor në Hagë ka parë anomali të shumta.

“Edhe në mënyrë se si i kanë marrë akterët tanë atje, edhe në idenë se për çfarë është themeluar kushtimisht dokumenti i parë mbi të cilin është themeluar raporti i Dick Martyt, argumentet mbi të cilat është themeluar kjo gjykatë dhe pastaj ka rrjedhë komplet”, deklaroi Hoxha në Klan Kosova.