Sefaj për deklaratat e Ramës nga Izraeli: Njëjtë si të madhërohej Millosheviqi

Sindikalisti Ali Sefaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që i dha në Izrael.

Rama tha se ‘Xhelati’ në Gaza është Hamasi dhe askush tjetër.

“Kjo është e njëjtë si të madhërohej Sllobodan Millosheviqi dhe të akuzoheshim ne që luftonim për liri, (duke shpërfillur vrasjen e mbi 20000 femijëve palestinez nga Izraeli)”, shkruan Sefaj.

“Poshtërsia ka disa nivele, por ky është fundi, nën këtë nivel nuk mund të biesh. Zoti ta marroftë ftyrën Edi Rama”, shton tutje ai.