Shkruan: Spartak Ngjela
Ka dy fakte të njëpasnjëshëm në favor të ngritjes shqiptare në Ballkan.
Sot, para një ore u votua ligji i gjuhës shqipe në parlamentin e Maqedonisë: shqipja u bë gjuhë zyrëtare.
Gruevski ka dashur të dhunojë fizikisht kryetarin e kuvrndit Talat Xhaferin.
Në fakt kjo duhet të jetë shenja e fundit e genocidit sllav kundër shqiptarëve, dhe fillimi i ringritjes së dinjitetit shqiptar në shtetin maqedon.
Dhe ka qenë teza amerikane, shprehur dje në Beograd nga zëvendës sekretari i shtetit amerikan që Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj, e njëjta kuptueshmëri qëllimore e kësaj kohe.
Nuk kanë më forcë kundër shqiptarëve as serbët dhe as grekët.
l.
Aleanca shqiptaro- amerikane për Ballkanin Perëndimor është në një ecje me ngjitje. Porse koha po tregon se kjo aleancë është një domosdoshmëri historike për vetë Perëndimin
Ringritja e personalitetit shqiptar në Maqedoni është testi i madh i ecjes përpara të albanizimit të Ballkanit Perëndimor.
Shumë shpejt do shohim që shqiptarët janë mbi 50 përqind e popullsisë së shtetit maqedon, dhe shqiptarët do të jenë në shtetin me shumicën e tyre.
Në këtë seancë parlamentare kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Telat Xhaferi, e tregoi veten se është jo vetëm një gjeneral fitimtar i UÇK -së, por edhe një burrë shteti.
Ndërkaq duhet të kuptojmë se ngjarjet e përbashkëta që kanë një objekt, sigurisht që janë të lidhura.
ll.
Një ngjarje e njëjtë mund të quhet edhe ajo që zëvendës sekretari i shtetit amerikan theksoi dje në Beograd.
Ai tha: “askush nuk mund t’ia ndalojë Kosovës të drejtën për të ngritur ushtrinë e saj”.
Po ta shohësh me një sy normal, kupton se në të dy vendet e shqiptarëve etnikë në Ballkan, në Kosovë dhe në Maqedoni, amerikanët po i rikthejnë shqiptarëve të drejtat e tyre të nëpërkëmbura në njëqind e pesëdhjetë vjet.
Kjo në fakt është pa dyshim pjesë e planit që e vendos aleancën shqiptaro-amerikane në veprimin e saj intensiv për të krijuar realisht botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të politikës amerikano-gjermane – dhe gjithçka në konsolidimin e pengesës ruse në këtë zonë.
Kontradiktat amerikano ruse përkundrejt interesit perëndimor në Ballkanin Perëndimor kanë vetëm një element dominant të pashlyeshëm: botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në funksion të kësaj, të gjitha orvatje e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri për të bashkëpunuar me Moskën, duhet të goditën të rëndë.
Në të vërtetë kjo ka qenë sëmendja shqiptare e shitjes së liderëve të tyre, e cila pas përfundimit të Reformës së nisur, do të marrë fund.
lll.
Gjithsesi shqiptarët kudo ku janë po përjetojnë zgjimin e tyre me përkrahjen e madhe amerikane.
Kjo kohë do të hyjë në histori si periudha kur shqiptarët kaluan nga mbijetesa në eskalimin e tyre drejt ngritjes së përgjithshme si komb, si etni, si forcë dhe si një fillim i arritjes së zhvillimit tyre drejt prosperitetit.
Dhe, kjo kohë, nuk koinçidon nga rasti dhe me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Ka qenë vazhdimisht në njëqind vjet që korrupsion i kryeministror shqiptar ka përkrahur luftën që fqinjët aneksues territoresh kanë bërë deri genocid kundër shqiptarëve.
Por, tani, pas këtyre ndodhive që përmendëm, kuptohet qartë edhe qëllimi i lobimit rus që ka bërë Lulzim Basha me qarqet ruse. E si mund të qëndrojë në krye të së djathtës shqiptare një bashkëpunues me armiqtë shekullor të Shqipërisë dhe shqiptarëve!