Kajtazi: Dy portale të afërta me Qeverinë po shtyjnë propagandë për dronët kamikaz

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës për, siç e quan ai, përhapje të propagandës lidhur me pretendimet se Kosova prodhon dronë kamikaz.

Sipas Kajtazit, dy media të afërta me Qeverinë kanë raportuar në mënyra të ndryshme për këtë çështje. Ai thekson se e vërteta, sipas tij, është se bëhet fjalë për një “propagandë të flliqtë”, pasi videoja e publikuar për dronët rezulton të jetë me origjinë kineze.

Kajtazi kujton se Kurti, gjatë fushatës zgjedhore, kishte deklaruar se Kosova prodhon dronë kamikaz, pretendim që Kajtazi e cilëson si të pavërtetë. “Kurti nuk prodhon kurrgjë përveç rrenave dhe propagandës”, shkruan ai, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos, sipas tij, bien pre e mashtrimeve.