Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malajn, për çka tha se vlerat dhe përgjegjësitë ndaj kombit lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
“Bashkëbisedim i hapur me ambasadorin Petrit Malaj për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej diplomacisë.
Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, shkroi Hamza.










