Manchester United surprizoi me fitoren 3-2 në fushën e Arsenalit, duke ringjallur shanset për Champions League. Nën drejtimin e Michael Carrick, ekipi ka marrë dy fitore të mëdha, përfshirë derbin ndaj City dhe ndaj “Gunners”.
Megjithatë, Roy Keane, ish-legjendë e klubit, shprehu dyshimet e tij për Carrick në “Sky Sport”: “Manchester United ka rigjetur guximin dhe fitoi dy ndeshje të mëdha, por të gjithë mund t’i fitojnë dy ndeshje…”
Keane shtoi: “Edhe sikur United t’i fitonte të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, nuk do t’ia jepja asnjëherë këtë detyrë për të ardhmen. Nuk jam i bindur se ai është njeriu i duhur për këtë rol.
Arsyeja? Manchester United ka nevojë për një trajner më të madh dhe më të mirë, duke marrë parasysh madhështinë e klubit dhe sfidat e ardhshme. Duhet një trajner që mund ta fitojë kampionatin”.
The post Keane, i ashpër me Carrick: Jo i përshtatshëm për United, as nëse i fiton të gjitha ndeshjet appeared first on Telesport.










