Rosenior i lumtur për Chelsea: Ai ishte i jashtëzakonshëm, por e gjithë skuadra shkëlqeu

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur i kënaqur me të tijtë pas fitores 3-1 në fushën e Crystal Palace. Një rezultat që mban “blues” në zonat e larta të renditjes. Protagonist në këtë ndeshje ishte Estevao me një gold he një assist.

Kjo thotë atë që ne tashmë e dimë për Estevao. Ai është një lojtar me aftësi të veçanta, talent të veçantë. Ai ka qenë i sëmurë dhe çdo herë që ka qenë në fushë me mua deri më tani, ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha Rosenior.

Nëse e shikoni atë gol, ajo që më bën kaq të lumtur është se të 11 lojtarët janë përsëri pas topit. Kjo është arsyeja pse ai merr hapësirën. Nuk dua të flas shumë për individët, pasi mendoj se ishte një performancë e shkëlqyer e ekipit”, shtoi Rosenior.

Më tej, trajneri i Chelsea shton: “Luajtëm e fituam jashtë shtëpisë. Nga presioni i Joao Pedro, Pedro Neto dhe Estevao përpara, dy lojtarët e mesfushës dhe mbrojtësit duhej të mbroheshin shumë mirë kundër pranisë së Mateta”.

“Jam shumë i lumtur për Estevao, por edhe më i lumtur me të gjithë ekipin. Me një 18-vjeçar me një talent si i tiji, duhet të menaxhosh minutat, duhet të menaxhosh ndeshjet që mendon se janë momentet e duhura që ai të ketë ndikim”, tha Rosenior.

Do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse dua që ai të ketë një sezon të jashtëzakonshëm, dua që ai të ketë edhe një karrierë të jashtëzakonshme“, deklaroi trajneri i londinezëve.

The post Rosenior i lumtur për Chelsea: Ai ishte i jashtëzakonshëm, por e gjithë skuadra shkëlqeu appeared first on Telesport.