Barcelona fitoi 3-0 ndaj Real Oviedo, por ndeshja e së dielës do të mbahet mend për një tjetër arsye: “Camp Nou”, sapo i përfunduar rikonstruksioni 1.5 miliardë eurosh, u përmbyt nga një shi i fortë. Tribuna e shtypit, ende pa mbulesë të plotë, u mbulua e tëra nga uji, duke nxjerrë në pah mangësitë e ndërtimit pas më shumë se një viti e gjysmë pune.
Así han acabado las posiciones de comentaristas tras la tormenta En el Camp Nou pic.twitter.com/mdjbZfxqRq
— Alfredo Martínez (@Alfremartinezz) January 25, 2026
Pamjet, videot dhe fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale treguan përmbytje në disa pjesë të stadiumit, duke krijuar një situatë turpëruese dhe ironike për Barcelonën. Rinovimi, që fillimisht ishte parashikuar me 800 milionë euro, u dyfishua dhe përfundoi rreth 1.5 miliardë euro, pa përfunduar plotësisht, por klubi vendosi të rikthehet aty për ndeshjet si pritës.
😳 La zona de prensa del Camp Nou, completamente anegada por la fuerte lluvia que ha caído en Barcelona en la tarde de hoy.pic.twitter.com/C7Iqr1YheE
— okdiario.com (@okdiario) January 25, 2026
Disa komentues theksuan ironikisht se stadiumi i ri u tregua si çdo stadium periferik kur u përball me shiun dhe stuhinë, duke rihapur polemikat mbi mënyrën dhe shpenzimet e rinovimit.
The post E turpshme për Barcelonën, “Camp Nou” përmbytet pas rinovimit 1.5 miliardë eurosh (video) appeared first on Telesport.










