Bastisje në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni”, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në një aksion të Prokurorisë Speciale të hënën në mëngjes.

Arrestimet janë kryer në Prizren dhe në Ferizaj, lokacione në të cilat hetuesit policorë kanë kryer bastisje.

Cak i kontrolleve kanë qenë ambientet e ndërmarrjes publike “Ekoregjioni” në Prizren dhe zyrtar e një kompanie private në Ferizaj, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale në një njoftim për media.

“Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme.