Marc-André Ter Stegen u largua në huazim te Girona deri në fund të sezonit. Me afrimin e Joan Garcia, skuadra e Barcelonës e bëri të qartë zgjedhjen në portë, duke e lënë gjermanin në një pozitë delikate, pikërisht kur pas tërheqjes së Manuel Neuer nga kombëtarja, ai shpresonte të ishte titullar i Gjermanisë në një turne të madh.
Edhe pse minutazhi te Girona mund ta ndihmojë, Lothar Matthäus mendon ndryshe. Ish-fituesi i Botërorit 1990 tha se do t’ia rinovonte kontratën Neuer-it me Bayern-in dhe se 40 vjeçari është ende në nivel botëror.
Megjithatë, as Neuer nuk është zgjedhja e tij për portën e Gjermanisë: “Mendoj se Oliver Baumann, portieri i Hoffenheim, po bën një punë shumë të mirë. Duhet të ndalojmë së foluri për këtë temë”. Kështu, sipas Matthäus, Baumann del si një alternativë serioze për Botërorin 2026.
The post Matthäus zgjedh portierin e Gjermanisë për Botërorin, nuk është Ter Stegen appeared first on Telesport.










