Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për disa raste të vjedhjeve

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.