Lyon ka marrë një fitore shumë të rëndësishmë 2-5 në transfertën ndaj Metz, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të në Ligue. Protagonisti kryesor i takimit ishte braziliani Endrick, me tre gola të shënuar dhe një tjetër të anulluar nga VAR, për pozicion jashtë loje.
Endrick zhbllokoi shifrat që në minutën e 10-të, pas një asisti të bukur të marrë nga Correntin Tolisso. Në minutën e 15-të, Ruben Kluivert, dyfishoi shifrat për Lyon. Tyler Morton shënoi golin e tretë për Lyon, me një super goditje nga distanca. Vendasit gjejnë golin e parë në minutën e 34-të, por do të ishte sërish Endrick që do të gjente golin e katërt për Lyon në shtesën e pjesës së parë, e cila u mbyll 1-4.
Në pjesën e dytë, Metz shënoi dhe një gol tjetër që vlen thjesht për statistikë, ndërsa Endrick do të vuloste hat-trickun e tij, me penalltinë e shndërruar në gol në minutën e 87-të, e fituar nga vetë braziliani, pasi një faulli brenda në zonë ndaj tij. Lyon fiton 2-5, e katërta fitore rresht dhe ngjitet në vendin e 4-të me 36 pikë. Për Endrick këto ishin dy golat e parë në Ligue 1, ndërsa më parë kishte shënuar për Kupën e Francës.
The post Lyon me fitore të madhe në transfertë, Endrick shënon hat-trick(video) appeared first on Telesport.










