Gjatë protestës së zhvilluar më 24 janar 2026 nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa pjesëmarrës hodhën lëndë djegëse dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë së Shtetit.
Policia njoftoi se ka identifikohen 37 shtetas, ku ka arrestuar 18 prej tyre, ku 17 janë proceduar penalisht 17 në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.
Gjatë tubimit janë lënduar 11 zyrtarë të policisë.
Sipas njoftimit, grupi hetimor ka identifikuar shtetasit që kryen veprime të kundërligjshme.
“Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 33 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. U arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç; -nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur, u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Po ashtu, Policia e Shtetit theksoi se 11 punonjësit e Policisë që mbetën të lënduar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme.










