Katër persona të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në veturë një burrë dje në Piranë të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh, incidenti ka ndodhur pasi që dyshohet se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë e cila dyshohet të jetë nga Peja.
Rjedhimisht, të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin.
Policia thotë tutje se katër të dyshuarit, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e Policisë.










