Një person është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës së zjarrit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 24 janar 2026, rreth orës 23:45, në fshatin Zllash të Prishtinës, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit të kryer nga njësitë policore, te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me dy fishekë, një fishek për armë të gjatë si dhe gjashtë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.










