“Mirë se erdhe Giovane”, De Laurentiis zyrtarizon goditjen e bujshme të Napolit në merkato

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht, braziliani Giovane është lojtari më i ri i Napolit. Presidenti i kampionit në fuqi të Serie A, Aurelio De Laurentiis, ka zyrtarizuar goditjen e bujshme të janarit përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, duke shkruajtur shkurt “Mirë se erdhe Giovane”.

Marrëveshja mes klubeve është transferim përfundimtar për shifrën 20 milionë euro, pa përfshirë këtu bonuset e ndryshme, të cilat do të bëhen të ditura më vonë. 22-vjeçari brazilian u transferua në verë te Verona si lojtar i lirë nga Corinthians dhe vetëm pas 6 muajsh bën hapin e madh në karrierë, duke firmosur për Napolin.

Në gjysmën e parë të sezonit me Veronën, ai shënoi 3 gola dhe dha 4 asiste. Ai mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, sulmues mbështetës ose si sulmues në krahun e djathtë. Giovane ka kaluar me sukses sot testet mjekësore dhe kontrata e tij është depozituar në kohë, ndaj ai mund të debutojë që nesër ndaj Juventusit.

The post “Mirë se erdhe Giovane”, De Laurentiis zyrtarizon goditjen e bujshme të Napolit në merkato appeared first on Telesport.