Liverpool në gjumë, Bournemouth bën spektakël në pjesën e parë (video)

Bournemouth është duke fituar 2-0 ndaj Liverpool në sfidën që po luhet në “Vitality Stadium”, e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. Vendasit e drejtuar nga Andoni Iraola shënuan dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë.

Pas një topi të gjatë të marrë nga mesfusha dhe asistit të Alex Scott, ishte braziliani Evanislon që mposhti patriotin e tij, Alisson. SHIKOGOLIN

Në minutën e 33-të ishte Alex Jimenez që dyfishoi shifrat për Bournemouth, pas asistit të James Hill. SHIKOGOLIN

Dy minuta më pas, Arne Slot bën një zëvendësim të detyruar. Dëmtohet Joe Gomez dhe në vend të tij futet japonezi Wataru Endo. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Bournemouth.

Një pjesë e parë fantastike nga Bournemouth, ndërsa për Liverpool-in ishte një nga paraqitjet më të dobëta të këtij fillim viti. Gjithsesi, ka ende edhe 45 minuta të tjerë lojë, për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

The post Liverpool në gjumë, Bournemouth bën spektakël në pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.