Barcelona heq dorë nga objektivi i madh i sulmit për sezonin e ri: Është shumë i shtrenjtë

Pas një fillimi të sezonit shumë të mirë me Levanten, sumuesi i ri kamerunas Karl Etta Eyong, përfundoi në radarin e Barcelonës, si një nga emrat që katalanasit pritej ta transferonin verën e ardhshme.

Megjithatë, situata tashmë ka ndryshuar. Mediet spanjolle bëjnë me dije se barcelona ka hequr dorë nga ideja e transferimit të sulmuesit 22-vjeçar. Edhe pse drejtuesit katalanas e vlerësojnë shumë lojtarin në fjalë, mendojnë se nuk është profili i duhur për sulmin që kërkon trajneri Hansi Flick.

Një arsye tjetër kryesore është edhe klauzola e tij e tij e largimti që është 30 milionë euro, shifër që drejtuesit e Barcelonës mendojnë se është e papërshtatshme. Katalanasit do të shqyrtojnë alternativa të tjera për sulmin për sezonin e ri, ku tahsmë dihet se ëndrra e madhe mban emrin e Julian Alvarez.

The post Barcelona heq dorë nga objektivi i madh i sulmit për sezonin e ri: Është shumë i shtrenjtë appeared first on Telesport.