Gjykata Themelore pranon kërkesat për paraburgimin e 21 të dyshuarve për manipulim të votave

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona.

Themelorja ka bërë të ditur se 21 komisionerë janë të dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit.

Për një të pandehur (komisionere) për dy vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit

Për një të pandehur në cilësinë e vëzhguesit) për dy vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.

Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë katër, seancat e caktuara.

Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren