Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok.
“Më datë 24.01.2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, komuna e Zubin Potokut, dyshohej se mund të gjendeshin armë, municion si dhe eksploziv”, thuhej në njoftim.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacionin e dyshuar, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) pushkë e tipit M48
244 (dyqind e dyzet e katër) fishekë të kalibrave të ndryshëm
2 (dy) karikatorë të zbrazët si dhe
Një sasi eksplozivi
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia për Trajtimin e Eksplozivit(EOD) te cilet kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.










