Como e Cesc Fabregas fiton 6-0 ndja Torinos, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në Serie A. Vendasit gjetën golin që në minutën e 8-të, duke zënë në befasi mbrojtjen e Torinos, ishte Anastasios Douvikas që gjeti rrjetën pas asistit të bukur të Lucas Da Cunha. SHIKOGOLIN
Në minutën e 15-të ishte Martin Baturina që dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga distanca. Në minutën e 21-të, Ardian Ismajli lë fushën i dëmtuar, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, por urojmë të mos jetë shqetësues dhe të ndikojë për Shqipërinë në “finalet” e muajit mars. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Como-n. SHIKOGOLIN2
Pjesa e dytë ishte vërtet e bukur, ku Como shënoi edhe 4 herë të tjera. Da Cunha nga penalltia në minutën e 59-të, Douvikas dopietë në minutën e 66-të. Nicolas-Gerrit Kuhn shënoi një gol shumë të bukur me një goditje klasi nga kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 70-të. SHIKOGOLIN
Maxence Caqueret vulosi fitoren 6-0 me një tjetër gol të bukur me një goditje qendrore të fuqishme nga jashtë zonës. Pas kësaj fitoreje, Como mban vendin e pestë me 40 pikë, dy pikë më pak se Roma e vendit të 4-të. Torino mbetet në vendin e 14-të. SHIKOGOLIN
The post Como nuk përmbahet ndaj Torinos, luan tenis dhe tani vendi i 4-të nuk është më utopi (video) appeared first on Telesport.










