Alba ka shprehur hapur ndjenjat e saj dhe frikën për humbjen e Limit, duke treguar anën më emocionale të saj pas spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova.
Gjatë një bisede të qetë me Arditin, banorja u shpreh se ndihet e pasigurt dhe e lënduar nga mundësia që Limi të zgjedhë dikë tjetër, duke pranuar se kjo situatë po e rëndon emocionalisht. Fjalët e saj reflektuan dhimbjen dhe pasiguritë që po përjeton brenda shtëpisë.
“Në rast se zgjedh dikë tjetër dhe jo mua, prej tani e di peshën e asaj po ndodhi, realisht brenda vetes time kam frikë ta humb”, u shpreh Alba, duke treguar qartë se sa e ndjeshme është për këtë raport.
Këto deklarata kanë ngjallur reagime të shumta te publiku, i cili po ndjek me vëmendje zhvillimet mes Albes dhe Limit. Shumë ndjekës e kanë parë këtë moment si një shprehje të sinqertë të ndjenjave të saj, ndërsa të tjerë presin të shohin se si do të reagojë Limi dhe çfarë drejtimi do të marrë marrëdhënia e tyre në ditët në vijim.
Mbetet të shihet nëse ky rrëfim emocional do të ndikojë në vendimet e ardhshme të Limit dhe në dinamikën e lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.









