Fillimi i një pajtimi? Të martën mbrëma, ndaj Monaco, Vinicius Jr iu përgjigj kritikave dhe vërshëllimave të “Bernabéu” në mënyrën më të mirë; me një paraqitje të kompletuar, dy asistime dhe një gol. Një “masterclass” që ndryshoi humorin e stadiumit dhe riafirmoi brazilianin si njeri kyç i Real Madridit. Në fushë, gjithçka duket e kthyer në vendin e duhur, por jashtë saj, situata mbetet komplekse.
Kontrata e Vinicius skadon më 2027 dhe negociatat për rinovimin nuk kanë përparuar shumë. Megjithatë, diçka është e qartë: Florentino Pérez nuk dëshiron ta humbasë një nga pasuritë më të çmuara të klubit. Presidenti i bardhë është i vendosur ta bindë numrin 7 ta zgjasë aventurën e tij te “Los Blancos”.
Sipas “Cadena SER”, Pérez ka hartuar një plan të plotë për ta mbajtur Vinicius. “Presidenti ka frikë se mund të largohet pa i lejuar klubit të rikuperojë investimin, – tha Manolo Romero, ish-drejtues i Real Madridit. – Ai ka thënë se trajnerë ka shumë, por Vinicius ka pak. Kjo është fjala e Florentino Pérez”.
Këto deklarata tregojnë se braziliani konsiderohet i paprekshëm në nivelet më të larta të klubit, ndaj disa vendime teknike, si shkarkimi i Xabi Alonso, mund të jenë ndikuar nga dëshira për ta kënaqur Vinicius.
The post Florentino Pérez dëshiron të rinovojë me Vinicius; e konsideron më të rëndësishëm se çdo trajner appeared first on Telesport.










