Transferimi i Robert Lewandowskit te Barça në korrik 2022 e detyroi familjen të shpërngulej në Barcelonë. Pas gati katër vitesh, Anna Lewandowska foli për revistën “Twój STYL” për ndryshimet në jetën e saj: “Ishte një ndryshim rrënjësor. Mynihu është rregull, ftohtësi dhe njerëz të rezervuar. Barcelona është diell, mëngjese, njerëz të ngrohtë, të hapur dhe spontanë”.
Ajo pranon vështirësitë e zhvendosjes me fëmijë: “Kemi jetuar në Poloni, Gjermani dhe tani në Spanjë. Jemi 17 vite jashtë, por me fëmijë është e vështirë”. Për organizimin familjar: “Varet nga ndeshjet e Robert dhe shkolla e Klara…, pushimet i bëjmë kur munden ata”.
Anna thekson pavarësinë e saj: “Bëja shumë gjëra për Robertin, por dola të kërkoj jetën time. Nuk hoqa dorë nga ajo që është e rëndësishme për mua”. Për marrëdhënien: “Robert rrallë lavdëron, por kur e bën ndihesh si me ‘Oscar’… Jam personi i parë që telefonon pas ndeshjes”.
Për të ardhmen: “Robert më tha se kur të tërhiqet nga futbolli do të kujdeset për fëmijët gjatë verës, ndërsa unë do t’iu përkushtohem projekteve. I thashë me shaka se nuk dua të pres; po i organizoj gjërat që t’i realizoj tani”.
The post Anna Lewndowska rrëfehet sinqerisht: Robert më tha se kur të tërhiqet nga futbolli… appeared first on Telesport.










