Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se kanë nisur ndërtimin e 12 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Pejës.
Kastrati ka bërë të ditur se ka vizituar familjet nevojtare në Komunën e Pejës, ku edhe ua ka kumtuar lajmin se do të bëhen me shtëpi të reja.
Kastrati ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit, do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive për familjet në nevojë.