Djali i ish-ministrit Demiri në mesin e të arrestuarve për manipulim të votave

Djali i ish-ministrit të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, është arrestuar të premten në aksionin e Policisë e Prokurorisë kundër manipuluesve të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Alaudin Demiri, djali i ish-ministrit, është në mesin e 100 të arrestuarve, raporton KlanKosova, transmeton Paparaci.

Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion ky i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në procesin e rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë, Rasim Demiri del se ka 119 vota më pak sesa në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.