Marrëdhënia e Luis Enrique me mediat ka qenë historikisht e komplikuar, shembull i qartë janë dy paraqitjet e tij të fundit publike. Pas debatit me një gazetar të “TNT Sports México” të martën e kaluar, pas humbjes 2-1 ndaj Sporting CP në Lisbonë, trajneri asturian sulmoi përsëri para ndeshjes kundër Auxerre.
“Gjithmonë doni të gjeni zgjidhje, por nuk ia arrini kurrë, ia fusni kot, sepse nuk keni informacion dhe e kuptoj. Për këtë arsye përpiqem të respektoj opinionin tuaj, edhe nëse nuk mund ta ndaj”, – tha ai në frëngjishte të përsosur. Enrique shtoi se kur ndjek ndeshje të tjera, nuk pajtohet me komentet e gazetarëve: “Është e pabesueshme. Sa guxim keni, sepse flisni pa informacion. Nëse keni të drejtë, mirë, nëse jo, nuk ka problem. Kështu është futbolli profesional”.
Brenda një jave, PSG ka pësuar dy nga pesë humbjet e sezonit: ndaj Sporting CP dhe eliminimin në kupë karshi Paris FC (0-1).
The post Luis Enrique përplaset ashpër me gazetarët: Ia fusni kot, flisni pa pasur informacion appeared first on Telesport.










