Arne Slot u ul të martën në konferencën e “Vélodrome” dhe iu bë një pyetje me “helm”: nëse Xabi Alonso, i lakuar si pasues i tij I mundshëm, kishte kontaktuar me të. Trajneri holandez, me humor britanik, u përgjigj: “Më thirri dhe më tha se brenda 6 muajsh do të marrë detyrën, ose edhe më parë”.
Sidoqoftë, jo të gjithëve iu duk shaka e mirë. Virgil van Dijk, kapiteni i Liverpool-it, e konsideroi pyetjen tejkalim të limiteve. Sipas BBC, ai foli me gazetarin pas fitores 3-0 të “Reds” ndaj Marseille, në xhiron e parafundit të fazës së grupeve të Champions-it. “Kjo pyetje ishte e papërshtatshme”, – i tha Van Dijk.
Mbrojtësi theksoi se kritikat janë të drejtëpërdrejta në bazë të sezonit, veçanërisht krahasuar me të kaluarin. Nata në Marseille ishte e veçantë për të. Holandezi arriti 350 paraqitje me Liverpool-in, fitoi ndeshjen dhe mbajti portën e paprekur. “Ishte ndeshja ime e 350-të, fituam dhe nuk pësuam gol. Ndihem krenar, ishte një nga performancat më të plota të sezonit”.
Që nga disfata 4-1 ndaj PSV-së, Liverpool-i ka 13 ndeshje pa humbje, duke treguar qasje të fortë stabiliteti.
The post Van Dijk-gazetarit: Ishte mungesë respekti ta pyesje trajnerin tonë për Xabi Alonson appeared first on Telesport.









