Gati gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar ishin “pushues patriotikë”. Të dhënat nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tregojnë se nga rreth 12.4 milionë vizitorë në total gjatë viti të shkuar, gati 6 milionë ishin nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
“Kjo tregon se jemi shumë larg turizmit elitar, dhe të paktën për momentin jemi te sasia më shumës e cilësia. Kjo pavarësisht investimeve të shumta që janë kryer veçanërisht në jugun e vendit, por edhe Durrës”.
Me gjithë liberalizimin e vizave, pushuesit nga Kosova nuk e “tradhtuan” Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar vendin e vizituan gati 4.2 milionë shqiptarë të Kosovës, shifër kjo sa 384 për qind e totalit, shkruan A2 CNN.
“Ata vijojnë ta preferojnë Shqipërinë. jo vetëm Durrësin e Shëngjinin që i kanë si shtëpinë e tyre, por edhe më në jug. Një pjesë e tyre ndërkohë nuk kanë ardhur për pushime, por thjesht e kanë pushime, por thjesht e kanë përdorur Shqipërinë si vend transit”, tha Jetmira Hoxha, eksperte e turizmit.
Gjermanët, anglezët, ata nga Franca dhe Holanda janë turistët me rritjen më të lartë gjatë vitit të shkuar, krahasuar me 2024-n.
“Janë turistë që janë të përhershëm e që vijnë të 12 muajt e vitit. Veçanërisht ata italianë.”
“Një arsye është shtimi i fluturimeve veçanërisht me Italinë nga linjat “low cost”. Biletat më të lira rrjedhimit shtojnë turistët, tha Flora Xhamani Baba, eksperte e turizmit.
Shqipërinë e vizituan më shumë se 12 milionë turistë vitin e shkuar. Të dhënat nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tregojnë se në raport 2024-n, hyrjet e pushuesve të huaj u zgjeruan me rreth 300 mijë.









