Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Paparaci ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jenë kushtet e vështira atmosferike.

Paparaci ka tentuar të marrë informacione shtesë nga Policia e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar akoma përgjigje.