Infantino e konfirmoi në Davos: Kupën e Botës fituesve do t’ua dorëzojë Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me tone triumfale përpara kamerave: “Ja Gianni, ai është mbreti i futbollit, mbreti i sportit”. Nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, presidenti i FIFA-s ia ktheu me të njëjtin respekt: “Verën e ardhshme do t’ua dorëzoj Kupën e Botës kampionëve së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara”.

Ky njoftim konfirmon përsëritje rituali pas Botërorit për Klube të verës së kaluar, kur Trump i dorëzoi trofeun Chelsea, mbas fitores ndaj PSG-së. Infantino e zgjeroi më tej mesazhin përtej futbollit: “Jetojmë në një botë të ndarë, por ne mbështesim paqen. Njerëzit i besojnë FIFA-s dhe vendeve pritëse. Amerikat do ta mirëpresin botën” (duke iu referuar SHBA-së, Kanadasë dhe sidomos Meksikës si vende organizatore).

Infantino mbrojti edhe vendimet e drejtimit të tij, përfshirë Botërorin në Katar 2022. Në skenën e Davosit ndërhynë gjithashtu Alessandro Del Piero dhe Arsène Wenger, përgjegjës për zhvillimin global të futbollit në FIFA.

The post Infantino e konfirmoi në Davos: Kupën e Botës fituesve do t’ua dorëzojë Trump appeared first on Telesport.